Ndërlidhjet

Thaçi priti ministrin e Jashtëm të Finlandës


Prishtinë, 6 shtator 2012.
Prishtinë, 6 shtator 2012.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Erki Tuomioja.

Temë kryesore e takimit mësohet të ketë qenë aktualiteti politik në Kosovë, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Finlandës dhe hapat që janë ndërmarrë në përmbushjen e agjendës evropiane të Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e reformave të gjithanshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion, në funksion të përmbushjes së plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, bën të ditur kumtesa nga Kryeministria.

Sipas saj, Thaçi ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Qeverinë e Finlandës për mbështetjen e treguar për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Erki Tuomioja, ka theksuar se bashkëpunimi ndërshtetëror mes Kosovës dhe Finlandës do të thellohet edhe më shumë në të gjitha fushat.
XS
SM
MD
LG