Ndërlidhjet

logo-print

Obama i drejtohet sonte konventës


Presidenti Barak Obama

Presidenti Barak Obama

Barak Obama do t’i drejtohet sonte Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike, ku do të pranojë formalisht edhe nominimin për mandatin e dytë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Fjalimi i Obamës do të shënojë kulmin e koventës treditore në Sharllotë të Karolinës së Veriut.

Obama pritet të përshkruajë vizionin e tij për të ardhmen e Amerikës.

Në zgjedhjet e 6 nëntorit ai do të sfidohet nga kandidati republikan, Mit Romni.
XS
SM
MD
LG