Ndërlidhjet

Lirohet ish-prokurori afgan


Abdul Jabar Sabit
Abdul Jabar Sabit
Ish-prokurori i përgjithshëm i Afganistanit, Abdul Jabar Sabet, ka kontaktuar forcat e sigurisë për t'i informuar se është i lirë.

Sabet është rrëmbyer nga persona të armatosur në Kabul, në tetor të vitit 2011.

Disa raporte thonë se Sabet mbahej në provincën Logar, por nuk ka pasur kurrë informacione për kidnapuesit e tij.

Radio Afganistani i Lirë ka cituar zëdhënësin e qeverisë afgane, Samiullah Majakheil, të ketë thënë se Sabet është ribashkuar me familjen.

"Bazuar në informacionet tona, njerëzit që kanë rrëmbyer Abdul Jabar Sabetin janë armiq të Afganistanit, armiq të paqes dhe armiq të sistemit", ka thënë Majakheil.
XS
SM
MD
LG