Ndërlidhjet

Komisioni për legjislacion miraton projektligjin për EULEX-in


Logo EULEX-it
Logo EULEX-it
Komisioni për legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

Pos Albulena Haxhiut, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte kundër miratimit të këtij projektligji, përfaqësuesit e partive tjera komision kanë votuar “pro”, me arsyetimin se Kosova ka nevojë të mëtutjeshme për ndihmë ndërkombëtare në sundimin e ligjit.

Projektligji do të procedohet tutje sipas Rregullores dhe vendimit të Kryesisë së Kuvendit, thuhet në kumtesën e Zyrës për media të Kuvendit.
XS
SM
MD
LG