Ndërlidhjet

Merkel/Rajoi - Të vendosur për zgjidhjen e krizës


Ilustrim

Ilustrim

Spanja dhe Gjermania do të bëjnë gjithçka të mundur për të zgjidhur përfundimisht krizën e euros, ka thënë sot në Madrid kryeministri spanjoll, Mariano Rajoi, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Duam të largojmë çdo dyshim për vazhdimin e projektit të euros”, ka thënë Rajoi, duke konfirmuar se Spanja nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian.

Në konferencën e përbashkët për media, Merkel ka theksuar nevojën e rikthimit të besimit në euro.

Kancelarja gjermane ka bërë të qartë se me zotin Rajoi ka biseduar për masat që ka ndërmarrë Spanja deri më tani dhe se “nuk janë përmendur kushte të reja ekonomike”.

Spanja është zhytur në borxhe të thella. Partnerët e Eurozonës i kanë premtuar deri në 100 miliardë euro për bankat e saj në krizë.

Ndryshe, Banka Qendrore Evropiane ka shpallur të enjten programin për blerjen e bonove nga ekonomitë e trazuara, në përpjekje për të ulur koston e tyre të huamarrjes dhe për të zvogëluar frikën e shpërbërjes së euros.
XS
SM
MD
LG