Ndërlidhjet

Nikolliq do zgjerim të bashkëpunimit me Rusinë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka shfaqur dëshirën për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik me Rusinë.

Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit në Beograd me zëvendësministrin e jashtëm rus, Vladimir Titov.

Titov mësohet të jetë pajtuar me Nikolliqin për nevojën e një partneriteti strategjik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Presidenti serb po ashtu ka falënderuar zyrtarin rus për politikën e Moskës në lidhje me Kosovën.

Nikolliq, më 11 shtator, do të takojë në Soçi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG