Ndërlidhjet

Monti mirëpret programin e BQE-së


Kryeministri i Italisë, Mario Monti.

Kryeministri i Italisë, Mario Monti.

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, ka mirëpritur programin e ri të Bankës Qendrore Evropiane për blerjen e bonove të qeverive në krizë.

"Sot, unë shoh një moment të rëndësishëm, një hap përpara drejt një qeverisjeje më të kënaqshme të Eurozonës", ka thënë Monti në Romë, pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso.

"Nga sot, fjala 'ndihmë' është bërë më pak dramatike", është shprehur Monti.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka shpallur të enjten programin për blerjen e bonove nga ekonomitë e trazuara, si Spanja dhe Italia, në përpjekje për të ulur koston e tyre të huamarrjes dhe për të zvogëluar frikën e shpërbërjes së euros.

Baroso ka thënë se BQE ka vepruar brenda mandatit të saj.

"Banka Qendrore Evropiane nuk mund dhe nuk duhet të financojë qeveritë, por në një situatë kur nuk ka integritet të politikës monetare dhe nëse qeveritë angazhohen për disiplinë të rreptë, atëherë është në mandatin e BQE-së për të vepruar", ka thënë Baroso.
XS
SM
MD
LG