Ndërlidhjet

SHBA: 2,000 raste të virusit Nili Perëndimor


Ilustrim

Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar rreth 2,000 raste të infektuara me virusin Nili Perëndimor, raportojnë mediat amerikane.

Sipas tyre, deri më tash kanë humbur jetën 87 persona të prekur.

Më i godituri është Teksasi me 1,013 të infektuar - 40 nga të cilët kanë ndërruar jetë.

Rasti i parë i vdekjes nga ky virus është regjistruar edhe në Uashington.

Përveç Teksasit janë prekur ndjeshëm edhe banorët e Misisipit, Oklahomës, Luzianës dhe Miçigenit.

Virusi Nili Perëndimor është zbuluar në Ugandë në vitin 1937. Ai bartet nga shpezët dhe shpërndahet te njerëzit me anë të mushkonjave.
XS
SM
MD
LG