Ndërlidhjet

Obama pranon nominimin


Sharllotë, Karolina e Veriut
Sharllotë, Karolina e Veriut
Barak Obama ka pranuar formalisht nominimin për një mandat të dytë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke u thënë votuesve se zgjedhjet e nëntorit do të jenë “zgjedhja më e qartë për brezin”.

Duke iu adresuar Konventës së Partosë Demokratike në Sharllotë të Karolinës Veriore, Obama ka thënë se rruga që ofron, nuk do të jetë e shpejtë apo e lehtë.

Presidenti, i cili po lufton të zvogëlojë papunësinë prej 8.3%, ka deklaruar se “se do të duhen më shumë se disa vite për të zgjidhur sfidat që janë krijuar gjatë dekadave”.

Më herët, nënpresidenti Xho Bajden ka thënë se misioni i tyre është “të lëvizin popullin përpara, nga dyshimi dhe rënia te premtimi dhe prosperiteti”.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj kandidatit republikan, Mit Romni.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 6 nëntor.
XS
SM
MD
LG