Ndërlidhjet

SHBA/Izrael: Mospajtime për Iranin


Ehud Barak
Ehud Barak
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, u ka thënë Shteteve të Bashkuara se është i gatshëm të përballet me “sfida të çdo niveli” që paraqet programi bërthamor i Iranit.

Megjithatë, ai ka shtuar se “ora po troket me ritëm të ndryshëm në mes të dy vendeve”, duke aluduar në mosmarrëveshjet e tyre për kohën e sulmeve eventuale ndaj objektivave bërthamore të Iranit.

“Izraeli ka të drejtë sovrane për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe Shtetet e Bashkuara e kuptojnë këtë”, ka thënë Barak, pas takimit me zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, admiralin Xhejms Vajnfelld.

Izraeli ka paralajmëruar se një Iran i pasur me armë bërthamore do të përbënte kërcënim ekzistencial dhe ka thënë se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të parandaluar atë.

Teherani hedh poshtë akuzat e Perëndimit se bën përpjekje të krijojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG