Ndërlidhjet

logo-print

Halbauer, nga sot në krye të KFOR-it


Pjesëtarë të KFOR-it

Pjesëtarë të KFOR-it

Gjenerali gjerman, Folker Halbauer, do të marrë sot komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Ne ceremoninë, që do të zhvillohet në Prishtinë, Halbauer do të pranojë detyrën nga komandanti i deritashëm i KFOR-it, Erhrad Drevs.

Halbauer është komandanti i gjashtë gjerman i KFOR-it, që nga vendosja e trupave ndërkombëtare në Kosovë, më 1999.

Bundesveri ka rreth 900 ushtarë në Kosovë, çfarë është kontingjenti më i madh kombëtar.

Në ceremoninë e sotme të dorëzim-pranimit të përgjegjësive pritet të marrë pjesë edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Samuel Loklir.
XS
SM
MD
LG