Ndërlidhjet

Vulin: S’mund të ketë përfundim të mbikëqyrjes ndërkombëtare


Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se nuk mund të ketë përfundim të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, pasi në Kosovë “ka mbi 1,000 serbë të vrarë dhe vetëm dy dënime të krimeve”.

“Autorët e krimeve duhet të dënohen. Duhet të dimë emrat e tyre. Derisa nuk i dimë ata, krimet mund të përsëriten”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Vulin po qëndron në Kosovë me leje të autoriteteve kosovare. Ai sot pritet të vizitojë Prizrenin.

Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG