Ndërlidhjet

Mazda prodhon edhe në Lindjen e Largët Ruse


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ndihmuar publikisht prezantimin e një projekti të përbashkët ndërmjet Mazda-s japoneze dhe prodhuesit rus të makinave, Sollers.

Putin ka zbuluar ndërmarrjen në vlerë prej 300 milionë dollarësh, të bazuar në Vladivostok, përkatësisht në Lindjen e Largët të Rusisë.

Prezantimi vjen në prag të samitit për bashkëpunim ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit, nikoqir i të cilit do të jetë Rusia.

Ai po ashtu pason vendimin e Qeverisë së Putinit për të rritur tarifat për makinat e përdorura nga jashtë, me qëllim mbrojtjen e prodhuesve rusë të makinave nga kriza ekonomike.

Mazda është prodhuesi i parë japonez që do të ngrejë prodhime në Lindjen e Largët Ruse.
XS
SM
MD
LG