Ndërlidhjet

Kuvendi voton sot ndryshimet kushtetuese


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot 22 ndryshime kushtetuese, që kanë të bëjnë me përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në seancën e së premtes do të hidhet në votim edhe kërkesa e presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2014.

Letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, parashihet të miratohet në formë të traktatit ndërkombëtar.

Kundër vazhdimit të mandatit të misionit evropian për sundim të ligjit janë shprehur vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG