Ndërlidhjet

Gjykata pakistaneze vendos për të miturën e krishterë


Pakistan

Pakistan

Drejtësia pakistaneze do të vendosë sot nëse do të lirojë ose jo me kusht një të krishterë pakistaneze, të akuzuar për blasfemi.

Rimsha, e mitur, është arrestuar më 16 gusht në Islamabad dhe është akuzuar për djegie të faqeve të Kuranit.

Rasti, megjithatë, ka marrë kthesë tjetër, pas dyshimeve se imami që ka akuzuar vajzën, ka futur fletë të Kuranit në një çantë me fletë të djegura, që bartte Rimsha.

Blasfemia është çështje shumë e ndjeshme në Pakistan dhe dënohet me vdekje.

Grupet për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje autoriteteve pakistaneze të reformojnë ligjet e blasfemisë, duke thënë se ato shpesh keqpërdoren për të zgjidhur hakmarrje personale.
XS
SM
MD
LG