Ndërlidhjet

Hapet samiti i vendeve të Azi-Paqësorit


Vladivostok, 7 shtator 2012.
Vladivostok, 7 shtator 2012.
Një samit i vendeve të Azi-Paqësorit është hapur të premten në Vladivostok të Lindjes së Largët Ruse.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, liderët e 21 vendeve anëtare të Forumit për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor dhe qindra përfaqësues të komunitetit të biznesit në rajon do të diskutojnë çështjet, si: integrimi ekonomik, politika monetare dhe mungesa e infrastrukturës.

Në margjina të samitit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar sot presidentin e Kinës, Hu Xhintao.

Putin po ashtu pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Japonisë, Joshihiko Noda, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard.
XS
SM
MD
LG