Ndërlidhjet

Tërmet në Kinë, mbi 40 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Mbi 40 persona kanë humbur jetën nga një seri tërmetesh që kanë goditur pjesën jugperëndimore të Kinës.

Qyteti Jiliang në provincën Junan duket të ketë pësuar më shumë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, duke cituar Qendrën e Kinës për Tërmete, ka thënë se dridhja më e fuqishme është regjistruar në kufirin e provincave Junan dhe Guzhiou.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se fuqia e saj ka qenë 5.6 shkallë të Rihterit.

Sipas Xinhua-s, mbi 20,000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.

Në maj të 2008-ës, një tërmet prej 8 shkallësh të Rihterit ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz në jugperëndim të Kinës.
XS
SM
MD
LG