Ndërlidhjet

Lirohet e mitura që akuzohej për blasfemi


Pakistan

Pakistan

Një gjykatë pakistaneze ka liruar me kusht të miturën e krishterë që akuzohej për blasfemi.

Gjykatësi Muhamed Azam Khan ka urdhëruar lirimin e Rimsha Masihit, e cila është arrestuar më 16 gusht në Islamabad dhe është akuzuar për djegie të faqeve të Kuranit.

Kushti përfshin pagesën prej 10,500 dollarësh.

Mediat lokale thonë se mbetet e paqartë nëse familja e varfër e Rimshës do të jetë në gjendje të paguajë shumën.

Rasti i saj ka marrë kthesë tjetër, pas dyshimeve se imami që ka akuzuar vajzën, ka futur fletë të Kuranit në një çantë me fletë të djegura, që bartte Rimsha.

Blasfemia është çështje shumë e ndjeshme në Pakistan dhe dënohet me vdekje.

Grupet për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje autoriteteve pakistaneze të reformojnë ligjet e blasfemisë, duke thënë se ato shpesh keqpërdoren për të zgjidhur hakmarrje personale.

Rasti i Rimshës ka shkaktuar zemërim te komuniteti ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG