Ndërlidhjet

SHBA vlerëson mjedisin zgjedhor në Gjeorgji


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Tomas O.Melia, nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, do të kryesojë delegacionin që do të vizitojë javën e ardhshme Gjeorgjinë, për të vlerësuar mjedisin zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Delegacioni po ashtu do të përfshijë zyrtarë nga USAID-i dhe Departamentet për Mbrojtje dhe Drejtësi.

Zyrtarët amerikanë pritet t’iu bëjnë thirrje autoriteteve gjeorgjiane që të zbatojnë ligjet zgjedhore në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe transparente.
XS
SM
MD
LG