Ndërlidhjet

SHBA do të fusë Hakanin në listën e zezë


Uashington

Uashington

Gazeta “New York Times” raporton se administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka vendosur të vërë në listën e zezë rrjetin militant të Pakistanit, Hakani.

Ky i fundit akuzohet për sulme ndërkufitare kundër trupave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

SHBA ka fajësuar Hakanin për disa sulme mizore, përfshirë atë të qershorit në një hotel pranë Kabulit, ku kanë humbur jetën 18 persona, si dhe rrethimin e vitit të kaluar të Ambasadës Amerikane.

Deri më tani, Departamenti amerikan i Shtetit ka cilësuar disa pjesëtarë të Hakanit si terroristë, por ka rezistuar të fusë grupin në listën e zezë, nga frika se mund të dëmtojë përpjekjet për bisedime paqësore me militantët.

Sipas “New York Times”-it, Uashingtoni do ta bëjë publik njoftimin e ri sot.
XS
SM
MD
LG