Ndërlidhjet

Irani cakton datën e zgjedhjeve


Flamuri iranian
Flamuri iranian
Irani ka caktuar 14 qershorin e vitit 2013 si datë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në të njëjtën kohë me votimet komunale.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad nuk ka të drejtë të garojë për mandat të ri.

Fushata parazgjedhore pritet të jetë një betejë ndërmjet aleatëve të Ahmadinexhadit dhe rivalëve të tij më konservatorë.

Zgjedhjet e fundit presidenciale, më 2009, kanë sjellë rizgjedhjen e Ahmadinexhadit në mandatin e dytë, me gjithë akuzat për mashtrime dhe vjedhje votash.

Zgjedhjet janë pasuar me protesta, të cilat janë shtypur në mënyrë brutale nga autoritetet.
XS
SM
MD
LG