Ndërlidhjet

logo-print

Feith mirëpret ndryshimet kushtetuese


Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar, Piter Feith.

Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar, Piter Feith.

Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar, Piter Feith, ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve kushtetuese, që ndërlidhen me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Me vendimin e tyre të sotëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha komunitetet etnike të këtij vendi krenar dhe të larmishëm kanë treguar përkushtimin e tyre të përbashkët për ta bërë Kosovën një shtet funksional e të pavarur”, ka thënë, ndër të tjera, Feith.

Të hënën, Kosova do të shpallë përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Ky hap ishte një vendim edhe i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, në përbërje të SHBA-së, vendeve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën dhe Turqisë, i cili ka konstatuar paraprakisht se Kosova ka përmbushur obligimet kryesore që ka pasur me Planin e Ahtisarit.
XS
SM
MD
LG