Ndërlidhjet

logo-print

Princi Heri kthehet në Afganistan


Kampi Bastion, Afganistan 7 shtator 2012.

Kampi Bastion, Afganistan 7 shtator 2012.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Princi Heri është kthyer në Afganistan, për pjesën e dytë të detyrës.

Ministria ka thënë se ai do të shërbejë si kopilot dhe qëllues në një helikopter Apaç.

Princi 27-vjeçar, muajin e kaluar, ka dominuar titujt kryesorë të lajmeve pasi ishte fotografuar lakuriq gjatë pushimeve në Las Vegas.

Ai do të kalojë katër muaj në provincën Helmand, në jug të Afganistanit.

Princi Heri, i njohur si kapiteni Uells në ushtri, është dukur i relaksuar pasi ka arritur në kampin Bastion.

Princi, i treti në radhë për fronin britanik, nuk e ka fshehur dëshirën për t’iu kthyer shërbimit në Afganistan.

Vendosja e tij sekrete në vitin 2007 duhej të ndërpritej, pasi mediat kishin raportuar për të.
XS
SM
MD
LG