Ndërlidhjet

Putini kundër “proteksionizmit ekonomik”


Presidenti Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti Rusisë, Vladimir Putin.
Në hapje të samitit të vendeve të Azi-Paqësorit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur kundër “përdorimit të tepruar të proteksionizmit ekonomik”.

“Pilula e proteksionizmit natyrisht se lehtëson dhimbjet përkohësisht, por pengon rimëkëmbjen ekonomike globale në tërësi. Ajo kufizon aktivitetet e tregtisë dhe të investimeve”, ka thënë Putin.

Liderët e 21 vendeve anëtare të Forumit për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor dhe qindra përfaqësues të komunitetit të biznesit në rajon janë tubuar në Vladivostok të Rusisë për të diskutuar çështjet, si: integrimi ekonomik, politika monetare dhe mungesa e infrastrukturës.

Putin ka vënë në pah edhe planet e ardhshme për krijimin e Unionit Ekonomik të Euro-azisë, i cili, sipas udhëheqësit rus, mund të bëhet faktor që lidh Evropën dhe rajonin e Azi-Paqësorit.

Rusia dhe ish-fqinjët e saj sovjetikë, Bjellorusia dhe Kazakistani, tashmë kanë një union doganor, por Putini do integrim të mëtejshëm.
XS
SM
MD
LG