Të paktën 18 rebelë kanë humbur jetën në operacionin e fundit të Ankarasë kundër separatistëve kurdë në juglindje të Turqisë.
Burimet lokale të sigurisë thonë se mijëra trupa tokësore, forca të policisë dhe roje fshati po marrin pjesë në operacion.
Ky i fundit ka nisur qysh të mërkurën në mbrëmje në malet e provincës Sirnak, pranë kufirit me Irakun.
Raportet e mediave thonë se ushtria turke po sulmon caqet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) me aerpolanë luftarakë dhe helikopterë.
PPK-ja, e cila nga Turqia dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar konsiderohet si organizatë terroriste, ka nisur betejën e armatosur për autonominë kurde në juglindje të Turqisë qysh në vitin 1984.
Rreth 45,000 veta kanë humbur jetën në dhunën që ka pasuar.