Ndërlidhjet

Më 19 shtator, vendimi për Grupin e Gjilanit


Beograd

Beograd

Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd ka bërë të ditur se më 19 shtator do të shqiptojë vendimin gjyqësor për 17 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga drejtësia serbe për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999.

Prokurorët serbë pretendojnë se të dyshuarit, të cilësuar si “Grupi i Gjilanit”, kanë kryer vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë.

Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të 2010-ës në rajonin e Luginës së Preshevës, njëri në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa shtatë të tjerë akuzohen në mungesë.

Në dhjetor të vitit 2011, Gjykata e Apelit në Beograd ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit, 9 ish-pjesëtarët e UÇK-së janë dënuar me 101 vjet heqje lirie dhe ka kthyer çështjen për rigjykim.
XS
SM
MD
LG