Ndërlidhjet

Policia e Kosovës dëbon Vulinin


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Me urdhër të Qeverisë, Policia e Kosovës i ka ndërprerë vizitën në vend shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

"Arsyeja e ndërprerjes së vizitës është se zoti Vulin ka bërë devijim nga agjenda dhe nuk i është përmbajtur agjendës së miratuar paraprakisht nga organet përkatëse të Republikës së Kosovës", thuhet në kumtesën e policisë.

Sipas saj, Vulin është dëbuar në pikë-kalimin kufitar në Merdare.

Me aprovim të Qeverisë së Kosovës, Vulin ishte paraparë të qëndronte në vend më 6 dhe 7 shtator, për vizita fetare në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG