Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin në veri


Prishtinë
Prishtinë
Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin e sotëm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës dhe ndaj përfaqësuesve të EULEX-it në veri.

Sipas qeverisë, ngjarja dëshmon edhe një herë se krimi dhe mungesa e sundimit të ligjit në veri të vendit, kërkon mobilizim për trajtim nga institucionet lokale dhe ndërkombëtare në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur që të ballafaqohet me vendosmëri në luftën kundër akteve kriminale dhe veprimtarisë së rrjeteve të organizuara kriminale në këtë pjesë të vendit, si dhe të ndërmarrë të gjithë hapat për vendosjen e sundimit të ligjit dhe sigurimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave edhe në atë pjesë të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ekzekutivit kosovar.

Sulmi ka ndodhur në rrugën magjistrale që çon për në Zubin Potok. Në incident është lënduar lehtë një polic i Kosovës. Misioni evropian për sundimin e ligjit dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë dënuar po ashtu sulmin.
XS
SM
MD
LG