Ndërlidhjet

Shpërthim bombe në Damask, 5 të vrarë


Damask - foto arkivi
Damask - foto arkivi
Televizioni shtetëror në Siri ka raportuar për shpërthimin e një bombe në Damask, ku kanë humbur jetën pesë pjesëtarë të sigurisë dhe janë plagosur disa persona.

Sipas burimit të njëjtë, shpërthimi ka ndodhur pranë një xhamie dhe është shkaktuar nga një motoçikletë.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur besimtarët dilnin nga xhamia, pas lutjeve të së premtes.

Më herët, aktivistët e opozitës kanë thënë se banorët lokalë kanë gjetur trupat e pajetë të 45 personave të paidentifikuar, në dy qytete pranë Damaskut.

Sipas tyre, 23 trupa, përfshirë gra dhe fëmijë, janë gjetur në Zamalka, ndërsa 22 të tjerë në Katana.

Aktivistët kanë fajësuar forcat qeveritare për vrasjet, duke akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad për “masakër të re”.
XS
SM
MD
LG