Ndërlidhjet

OSBE dënon sulmin në pjesën veriore


Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Almhofer

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Almhofer

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Almhofer, ka dënuar sulmin e mëngjesit të sotëm ndaj automjeteve të EULEX-it dhe policisë së Kosovës në fshatin Varagë e Poshtme në pjesën veriore.

“Fuqimisht e dënoj sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, citon një komunikatë e OSBE-së, Almhoferin.

“Kryesit e këtij akti kanë vënë qëllimisht jetërat e njerëzve në rrezik. Ndihem i lehtësuar që nuk ka pasur të vrarë, ndërsa policit të plagosur i dëshiroj shërim të shpejtë”, ka thënë Almhofer.

Sulmi ka ndodhur në rrugën magjistrale që çon për në Zubin Potok. Në incident është lënduar lehtë një polic i Kosovës.

Qeveria e Kosovës, misioni evropian për sundimin e ligjit dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë dënuar po ashtu sulmin.
XS
SM
MD
LG