Ndërlidhjet

Kanadaja dëbon diplomatët iranianë


Ilustrim
Ilustrim
Në shenjë proteste kundër dyshimeve për ndihmë ushtarake Sirisë, Ministria e Jashtme e Kanadasë tha të premten se e ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran dhe i shpalli ët gjithë diplomatët e mbetur iranianë në Kanada “persona non grata”.

Përmes një deklarate, Ministria tha se e ndërmerr këtë veprim për shkak se “regjimi iranian është duke ofruar në rritje ndihmë ushtarake” për regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asadit.

Ministria gjithashtu tha se Irani “refuzon të pajtohet me rezolutat e OKB-së, që kanë të bëjnë me programin e tij bërthamor, në mënyrë rutinore kërcënon ekzistencën e Izraelit”, dhe “është ndër shkelësit më të këqinj në botë të të drejtave të njeriut.”

Deklarata thotë se diplomatët iranianë kanë pesë ditë për ta braktisur Kanadanë.
XS
SM
MD
LG