Ndërlidhjet

logo-print

Klinton shpall terrorist rrjetin Hakani


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se e ka njoftuar Kongresin amerikan se ajo e përcakton rrjetin Hakani, me seli në Pakistan si një organizatë të huaj terroriste.

Vendimi hyn në fuqi më 14 shtator - pas një periudhe shtatë-ditore të pritjes- derisa të publikohet në Regjistrin Federal.

Në momentin e publikimit, do të jetë ilegale për për çdo qytetar amerikan apo person brenda juridiksionit të SHBA që me vetëdije t'i ofrojë “mbështetje materiale ose burime” rrjetit Hakani.

Kjo përfshin të holla, strehim, trajnim, këshilla të ekspertëve, personel, armë, substanca vdekjeprurëse, pajisje të komunikimit apo transport.

Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur me rrjetin Hakani disa sulme në Afganistan, duke përfshirë atë të qershorit në një hotel pranë Kabulit, në të cilin u vranë 18 njerëz dhe një rrethim të vitit të kaluar të ambasadës amerikane.
XS
SM
MD
LG