Ndërlidhjet

logo-print

ITU: Kosova s'e cakton vetë kodin telefonik


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është pajtuar në parim me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, që i kërkon Qeverisë së Prishtinës të marrë vendimin për zëvendësimin e kodeve aktuale telefonike të Kosovës me atë të Shqipërisë.

“Në parim jam plotësisht dakord. Në parim është ide e shkelqyer, por do të kem mendimin tim perfundimtar pasi të konsultohesha me ekspertët e fushës dhe ekspertët e financave. Do të mendoja se duhej të studiohet. Në parim jam plotësisht dakord”, tha Berisha.

Ndersa Sekretari i Pergjithshëm i Unionit Nderkombëtar për Telekomunikacionin, Hamadoun Toure, i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar me qeverinë shqiptare për zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe shtrirjes së internetit me bazë të gjerë, sipas, televizionit shqiptar, Top Channel ishte edhe më pak shpresëdhënës për përdorimin e prefiksit të Shqipërisë nga Kosova.

“Do të ishte një precedent shumë serioz nëse një parlament vendos të përdorë një kod për vendin e tij. Ne i caktojme kodet bazuar në vendimet e Kombeve te Bashkuara. Kur një vend njihet nga Kombet e Bashkuara, ne menjëherë caktojme një kod për vendin, siç bëmë me Sudanin Jugor vetëm dy orë pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë, nëse një vendim i tillë do te merret për Kosovën nga Kombet e Bashkuara", ka cituar TCH sekretarin Toure.

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar projekt-rezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë.

Rezoluta parasheh që Kosovës në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, atëherë t’i lejohet të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.
XS
SM
MD
LG