Ndërlidhjet

Jahjaga e quan terrorist sulmin ndaj policisë


Mitrovicë

Mitrovicë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, përmes një deklarate për media ka shprehur "indinjatën e thellë dhe ka dënuar aktin terrorist, qyqar e tinëzar" ndaj patrullës së policisë së Republikës së Kosovës dhe autokolonës të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX në afërsi të Zubin Potokut, në të cilin sulm me armë nga prita persona të maskuar plagosën një pjesëtar të policisë së Kosovës.

"Presidentja e Kosovës e shprehë përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve që ata që zunë pusi dhe sulmuan policinë e Kosovës, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të saj, do të zbulohen dhe do të marrin dënimin nga organet e drejtësisë", thuhet në deklaratë.

"Aktet e tilla janë të patolerueshme dhe dënohen e gjykohen nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që angazhohen për rend dhe qetësi, për sundim të ligjit dhe për lëvizje të lirë në të gjithë territorin e vendit", është shprehur zonja Jahjaga.
XS
SM
MD
LG