Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria turke vret 26 militantë kurdë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Ushtarët turq kanë vrarë 26 kryengritës kurdë në dy ditët e fundit, në një ofensivë që përfshin mbi 2 mijë trupa si dhe aeroplanët luftarakë F-16, në të dy anët e kufirit turko-irakian, kanë thënë burimet e sigurisë për agjencinë e lajmeve Ruters.

Operacioni kundër kryengritësve separatistë nga Partia e Punëtorëve e Kurdistanit(PKK) filloi të mërkurën mbrëma në Sirnak, një krahinë juglindore në kufi me Irakun dhe Sirinë dhe zonë e përplasjeve të shpeshta në mes të kryengritësve dhe trupave turke.

Kjo verë, raporton Reuters, ka qenë një nga më të përgjakshmet në Turqi që nga viti
1984, kur PKK mori armët kundër shtetit, me qëllim të kirjimit të një shteti kurd.
XS
SM
MD
LG