Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – 4 të vrarë


Pamje e një spitali në Kabul

Pamje e një spitali në Kabul

Nga një sulm vetëvrasës me bombë afër selisë së NATO-s në Kabul të Afganistanit, sot janë vrarë së paku katër civilë dhe janë plagosur katër persona të tjerë, ka njoftuar policia.

Shefi i policisë në Kabul, Ajob Salangji, tha se ekspolodimi ka ndodhur afër selisë së NATO-s, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe misioneve të tjera diplomatike.

Sulmi ndodhi derisa zyrtarë qeveritarë dhe personalitete të tjera janë tubuar në Kabul për ta shënuar 11 vjetorin e vrasjes së komandantit anti-taliban, Ahmad Shah Masoud.
XS
SM
MD
LG