Ndërlidhjet

Kabul: Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës arriti në 6


Pamje nga një spital në Kabul

Pamje nga një spital në Kabul

Nga një sulm vetëvrasës me bombë afër selisë së NATO-s në Kabul të Afganistanit, sot janë vrarë së paku gjashtë civilë dhe janë plagosur pesë persona të tjerë, ka njoftuar policia.

Shefi i policisë në Kabul, Ajob Salangji, tha se ekspolodimi ka ndodhur afër selisë së NATO-s, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe misioneve të tjera diplomatike.

Sulmi ndodhi derisa zyrtarë qeveritarë dhe personalitete të tjera janë tubuar në Kabul për ta shënuar 11 vjetorin e vrasjes së komandantit anti-taliban, Ahmad Shah Masoud.
XS
SM
MD
LG