Ndërlidhjet

logo-print

Jintao: Kina do ta mbajë rritjen ekonomike


Hu Jintao dhe Vlladimir Putini (djathtas) në takimin APEC

Hu Jintao dhe Vlladimir Putini (djathtas) në takimin APEC

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, ka premtuar se vendi i tij do ta mbajë rritjen ekonomike të vazhdueshme, megjithë shqetësimet se ngadalësimi ekonomik kinez mund ta dëmtoj mëtutje ripërtritjen ekonomike globale.

Këto komente ai i bëri sot në Vlladivostok të Rusisë, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve të Azisë dhe Paqësorit.

Hu Jintao ka pranuar se ekonomia e Kinës po ballafaqohet me “presion të theksuar për rënie”, veçanërisht në eksport dhe në aktivitetin e përgjithshëm biznesor.

Por, ai ka shprehur përkushtimin që Pekini do ta mbajë stabilitetin në njërën nga ekonomitë më të mëdha në botë, duke inkurajuar kërkesa vendëse dhe me “politikën proaktive fiskale”.
XS
SM
MD
LG