Ndërlidhjet

BE: Sanksione të reja kundër Sirisë


Ministrja e jashtme e Qipros Erato Kozakou-Markoullis
Ministrja e jashtme e Qipros Erato Kozakou-Markoullis
Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar sot për nevojën e forcimit të sanksioneve kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Ministrat e 27 shteteve anëtare, në takimin në Pafos të Qipros, kanë kërkuar që shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, të përgatisë një rund të ri të masave deri në muajin tetor.

Erato Kozakou-Markoullis, ministre e jashtme e Qipros, tha se ministrat janë pajtuar për nevojën e rritjes së ndihmës humanitare për viktimat e dhunës në Siri.

Aktualisht, Qiproja e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, në konfliktin në Siri, i cili filloi në mes të muajit mars të vitit të kaluar, janë vrarë më se 26 mijë vetë.

Shumica e të vrarëve ishin civilë.
XS
SM
MD
LG