Ndërlidhjet

Hoxhaj e uroi Poposkin për Ditën e Pavarësisë


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, me rastin e shënimit të 21 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hoxhaj në letrën e tij dërguar Poposkit, ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, që karakterizohen nga bashkëpunimi dhe mbështetja në shumë fusha.

Mëtutje, ai ka shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të dyanshëm ndërmjet dy vendeve.

“Ne besojmë se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë do të thellohen më tutje”, thuhet, pos tjerash, në letrën e Enver Hoxhajt dërguar Nikolla Poposkit.
XS
SM
MD
LG