Ndërlidhjet

Francë: Presidenti francez e dekoroi Pol MekKartnin


Pll MekKartni
Pll MekKartni
Presidenti i Francës, Fransua Holland, e ka dekoruar ish anëtarin e grupit “Beatles”, Pol MekKartni, me medaljen e Legjionit të Nderit, për shërbimin e tij shumëvjeçar në fushën e muzikës.

Ceremonia e dhënies së medaljes, në të cilën merrnin pjesë edhe anëtarët e familjes së këngëtarit 70 vjeçar, u bë sot në Pallatin Elize në Paris,.

Medalja Legjioni i Nderit ishte krijuar nga Napoleon Bonaparta në vitin 1802.

Sipas Guinnes World Records, Pol MekKartni është “kompozitori dhe artisti i incizuar më i mirë i të gjitha kohërave” dhe “këngëtari më i suksesshëm” në historinë e Britanisë.

Ai në vitin 1997 ishte dekoruar edhe nga Mbretëresha Elizabeta për të arriturat muzikore.
XS
SM
MD
LG