Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – 19 të vrarë, shumica ushtarë


Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Kirkuk të Irakut
Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Kirkuk të Irakut
Së paku 19 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga disa sulme me bomba në gjithë Irakun, gjatë ditës së sotme.

Nga bomba afër Konsullatës së Francës në qytetin Nasirija është vrarë një person.

Gjatë natës persona të armatosur dhe një sulmues vetëvrasës me bombë kanë vrarë 11 ushtarë dhe plagosur tetë të tjerë, në një bazë ushtarake në Dujail, në veri të Bagdadit.

Në një tjetër bazë, afër qytetit verior Kirkuk, shtatë rekrutë të policisë janë vrarë nga sulmi në një hapësirë për parkimin e veturave të një kompanie shtetërore të naftës.
XS
SM
MD
LG