Ndërlidhjet

Irak: Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga dhuna


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në një qytet në Irak

Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në një qytet në Irak

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe janë plagosur nga së paku 10 sulme të ndara të kryengritësve gjatë ditës së sotme në gjithë Irakun.

Nga eksplodimi i dy makinave-bomba në Amara, janë vrarë së paku 16 vetë.

Nga persona të armatosur dhe sulmuesi vetëvrasës janë vrarë 11 ushtarë irakianë dhe plagosur tetë të tjerë, në bazën ushtarake më Dujail.

Në qytetin verior Kirkuk, janë vrarë shtatë rekrutë policorë dhe plagosur 17 të tjerë.

Në Nasirijah kanë eksploduar dy vetura të parkuara, duke vrarë dy vetë dhe plagosur katër të tjerë.

Në Bagdad, nga shpërthimi i një bombe është vrarë një polic dhe një kalimtar i rastit.

Tre vetë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në qytetin-port Basra, në jug të Irakut, ndërsa nga shpërthimi i një bombe në tregun në Tuz Khormato, afër Kirkukut, janë vrarë katër persona dhe plagosur më se 40 të tjerë.
XS
SM
MD
LG