Ndërlidhjet

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, sot e ka dënuar hetimin e Komisionit Evropian lidhur me kompaninë e kontrolluar nga shteti në Rusi, Gazprom, duke thënë se ky veprim është “jokonstruktiv”.

Duke folur në margjina të samitit APEC në Vlladivostok, zoti Putin tha se aksioni i BE-së ishte i shkaktuar nga “situata e vështirë ekonomike në eurozonë” dhe akuzoi se “Evropa e Bashkuar dëshiron ta mbajë një lloj të ndikimit politik dhe dëshiron që ne të paguajmë për të”.

Para disa ditësh, Bashkimi Evropian e ka filluar një hetim duke thënë se Gazpromi po e bllokon garën ekonomike në shtetet e Baltikut dhe në ish vendet e bllokut sovjetik.

BE-ja po zhvillon hetime për të zbuluar nëse Gazpromi “e ka parandaluar diversitetin e furnizimit me gaz” dhe nëse kjo kompani ka “imponuar çmime jokorrekte”.

Gazpromi i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se praktikat biznesore janë në harmoni me ato të prodhuesve të tjerë të gazit.
XS
SM
MD
LG