Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: SHBA, Rusia - dallime të mëdha për Sirinë

  • RFE /RL

Hillari Klinton

Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha të dielen se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dallime të mëdha lidhur me krizën në Siri.

Zonja Klinton të shtunën u takua me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, në margjinat e samitit të liderëve të rajonit Azi – Paqësor (APEC), në Vlladivostok të Rusisë.

Zoti Putin i ka përshkruar bisedimet si “shumë konstruktive”.

Megjithatë, Hillari Klinton, tha se do të vazhdojë të kërkojë nga Moska që ta shtojë presionin ndaj Sirisë.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do ta shtojnë mbështetjen për opozitën në Siri, nëse Rusia nuk i bashkohet presionin ndërkombëtar në rritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me Hillari Klintonin, tha se Rusia “është fundamentalisht” kundër më tepër sanksioneve ndaj Sirisë dhe Iranit.(f.b.)
XS
SM
MD
LG