Ndërlidhjet

Formula 1: Luis Hamilton triumfoi në Itali


Luis Hamilton

Luis Hamilton

Automobilisti i kompanisë McLaren, Luis Hamilton, ka fituar në garën e Fromulës 1 në Monca të Italisë, pasi ka udhëhequr pothuajse prej fillimit e deri në fund.

I dyti në garën e sotme automobilistike doli meksikani Sergjio Perez, pasi mbeti prapa Hamiltonit për 4.3 sekonda. Perez kishte startuar i 12-ti.

Në radhitjen e përgjithshme avancon Fernando Alonso i kompanisë Ferrari, i cili sot doli i treti.

Pas fitores së sotme, Hamilton radhitet i dyti, me 37 pikë më pak se Alonso.

“Kjo është fitore fantastike para turmës më të mirë dhe jam shumë i lumtur për ekipin tim”, tha Hamilton.

Ky ishte triumfi i parë i tij në Monca dhe i 20-ti në garat e Formulës Një.
XS
SM
MD
LG