Ndërlidhjet

Francë: Vajza britanike u zgjua nga koma


Pjesëtare e policisë së Francës

Pjesëtare e policisë së Francës

Prokurori francez, Erik Majo, tha sot se vajza 7 vjeçare nga Britania, Zainab, që i mbijetoi sulmit me armë në Alpet e Francës, para disa ditësh, me ç’rast u vranë prindërit e saj, në veturën e tyre, është zgjuar nga koma dhe posa do të jetë në gjendje, do të merret në pyetje nga policia.

Policia franceze dhe ajo britanike e kanë vazhduar sot kontrollin në shtëpinë në Britani të personit Saad al-Hilli, vozitës britanik i lindur në Irak, i cili ishte qëlluar për vdekje me dy të shtëna në kokë. Poashtu, ishte vrarë edhe bashkëshortja e tij, një grua e moshuar dhe një çiklist, që po kalonte andej, ditën e mërkurë.

Prokurori shtetëror, Erik Majo, tha se daja dhe halla e vajzës Zainab, që ka pësuar lëndime në kokë, janë së bashku me të në një spital në Grenobël.

Policia shpreson se 7 vjeçarja Zainab do të mund të japë më tepër informacione lidhur me të shtënat.
XS
SM
MD
LG