Ndërlidhjet

logo-print

Irak: 100 të vrarë pas dënimit me vdekje të Hashemit


Irak

Irak

Më shumë se 100 persona janë vrarë në pjesë të ndryshme të Irakut, pasi që zëvendëspresidenti i arratisur, Tarek al Hashemi u dënua me vdekje.

Analistët e shohin si të pazakonshëm faktin që sulmet në 13 qytete, gjashtë në qarkun e Bagdadit, koincidonin të gjitha me kohën kur shpallej verdikti kundër Hashemit, armiku i kahmotshëm i kryeministrit shiit, Nuri al Maliki.

Hashemi është arratisur në Turqi, disa muaj pasi që qeveria e udhëhequr nga shiitët e akuzuan atë se kishte pasur rol në 150 shpërthime, vrasje dhe sulme të tjera që nga viti 2005 deri në vitin 2011.

Hashemi ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se qeveria po e përdor drejtësinë për të shtypur opozitarët sunitë.
XS
SM
MD
LG