Ndërlidhjet

Kosovës i hiqet sot mbikëqyrja


Ilustrim

Ilustrim

Grupi Drejtues Ndërkombëtar mban sot takimin në të cilin pritet t’i japë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Ky grup, përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Të gjitha vendet anëtare të GND-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Vendimi do të pasojë një konferencë për gazetarë të kryeminstrit të Kosovës dhe të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Piter Faith, i cili, me ditën e sotme mbaron misionin në këtë post, si dhe në krye të Zyrës Civile Ndërkrmbëtare (ICO), e cila gjithashtu do të shuhet.

Por, megjiëëhse i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, në Kosovë do të vazhdojë prania ushtarake e misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR-it) si dhe misioni i EULEX-it, mandati i të cilit është shtyrë në javën e kaluar me një vendim të Kuvendit të Kosovës, në seancën, në të cilën janë miratuar ndryshimet kushtetuese, që mundësojnë heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Kuvendi i Kosovës, mban ndërkohë, një seancë solmene për shpalljen e përfundimit të mbikëyrjes së pavarësisë, ndërkohë, që ndër personaliteet e larta që do ta vizitojnë vendin, do të jetë ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari.

Si i dërguar i OKB-së për statusin, Ahtisari hartoi Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, në vitin 2007.

Në bazë të këtij plani u shpall pavarësia më 17 shkurt të 2008-ës, ndërkaq, Grupi Drejtues Ndërkombëtar deri sot ka mbikëqyrur zbatimin e tij.

Zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se 10 shtatori, kur i jepet fund mbikëqyrjes, është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.

Megjithatë, analistët pohojnë se sfida të mëdha mbeten përpara- ato politike që përfshojnë raportet me Serbinë, e cila nuk e njeh ende Kosovën, si dhe kontrollon pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, si dhe ekonomike- per shkak të shkallës së lartë të varfërisë dhe papunësisë në vend.
XS
SM
MD
LG