Ndërlidhjet

Vriten disa predikues islamikë në Mali


Mali...
Mali...
Ushtria në Mali tha se i ka qëlluar për vdekje 16 njerëz, pasi automjeti i tyre dështoi të ndalej në një pikë kontrolli në qytetin e Diabalit, në rajonin qendror Segou.

Të paktën, disa nga të vdekurit, besohet se kanë qenë predikues islamikë nga sekti konservator Dava dhe ishin qytetarë të Mauritanisë dhe të Malit.

Ata po udhëtonin në një konferencë në kryeqytetin Bamako.

Raportet e mëhershme thanë se janë vrarë 11 islamistë të dyshuar.

Qeveria tha se ka nisur një hetim për incidentin. Sekti Dava ka origjinën nga Pakistani dhe së pari është përhapur në Mali në vitet e ’90-ta.
XS
SM
MD
LG